Lajme

AGK angazhon avokat për përfaqësimin e gazetarëve

 

Të nderuar kolegë, Sami Brajshori – me mbështetjen e dhënë nga Misioni i OSBE-së në Kosovë – OMiK, është angazhuar si Avokat në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës – AGK.

Për AGK-në, është tejet i rëndësishëm përfaqësimi dhe mbrojtja ligjore për gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët, dhe kjo do të mundësohet me angazhimin fillestar të z.Brajshori deri në fund të këtij viti kalendarik.

Në rastet kur pengoheni gjatë kryerjes së detyrës, ose jeni subjekt i sulmeve dhe kërcënimeve, ju inkurajojmë që rastet t’i raportoni në AGK.

Shqetësimet apo kërkesat për konsultime mund t’i adresoni në këtë e-mail: office@agk-ks.org.

Related Articles

Back to top button