Lajme

Xhamia në lagjen e Spitalit Prishtinë njofton të gjithë qytetarët !

Është e rëndësishme që banorët e Prishtinës dhe jo vetëm, të jenë në dijeni se xhamia jonë në Lagje të Spitalit në Prishtinë, afër EULEX-it, ndër të tjera i ofron edhe këto shërbime dhe aktivitete;

1. I pranojmë rrobat e përdorura, të cilat më pas dedikohen për familjet nevojtare.

2. Pacientët që janë të shtrirë në QKUK, nga pamundësia e kushteve që të pastrohen në ndonjë nga repartet ku ata janë të shtrirë, janë të mirë se ardhur që të pastrohen në xhaminë tonë.

3. Nxënësit dhe studentët besimtarë dhe jo besimtarë, praktikues dhe jo praktikues, meshkuj dhe femra, janë të mirëpritur që të shfrytëzojnë lirshëm dhe pa asnjë obligim ndaj nesh, hapësirat tona për lexim e studim. Me qëllimin e vetëm të ngriten intelektualisht dhe profesionalisht në drejtimet që i kanë zgjedhur. Salla e leximit do jetë e hapur çdo ditë pas namazit të sabahut deri në ora 21:00 të mbrëmjes.

4. Gjithashtu, oborri i xhamisë sonë posedon hapësirën e jashtme ku të rinjët mund të luajnë basket, pa pasur nevojë që të marrin leje nga askush.

Postimi nga Labinot Maliqi

Related Articles

Back to top button