PDK bën homazhe në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër

Partia Demokratike e Kosovës, bashkarisht kanë bërë homazhe për Masakrat e Pklekut dhe Çikatovës së Vjetër.
Postimi i plotë:
Delegacioni i Partisë Demokratike të Kosovës, i përbërë nga Sekretarja e Përgjithshme, Vlora Çitaku, Kryetari i Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri, deputetët Blerta Deliu-Kodra, Hajdar Beqa, Rashit Qalaj dhe anëtarë të Kryesisë, i janë bashkuar Kryetarit të Drenasit Ramiz Lladrovci për të bërë homazhe në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër – me rastin e 25 vjetorit të masakrave ndaj popullatës civile.
Me 17 prill të vitit 1999, policia serbe kreu dy prej masakrave më të tmerrshme në Drenicë, duke vrarë e djegur fëmijë, pleq, gra e burra në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër të Drenasit.
54 anëtarë të familjes Muqolli, Elshani, Caraku dhe Hoxha u vranë në gjakftohësi në Poklek dhe 24 civilë të tjerë në Çikatovë të Vjetër.
Dhembja e asaj dite të kobshme është ende e freskët në mesin e familjarëve të viktimave. Kosova nuk do të rreshtë asnjë ditë duke kërkuar drejtësi për të gjitha viktimat – derisa autorët e këtyre veprave makabre të dënohen.
Asnjëherë nuk do të harrojmë.
Lavdi martirëve të Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër!