Ministi Abrashi : vetem sot kanë arritur mbi 9 mijë bashkë-atdhetar

Ministri Arban Abrashi ne një postim në rrjetin social facebook tha se vetem sot përmes Aeroportit të Prishtinës kan arritur mbi 9 mijë bashkë -atdhetar dhe janë realizuar mbi 35 fluturime komerciale.
Ai po ashtu tha se është lajm i mirë ardhja e bashkë-atdhetarve si për ekonomin e Kosovë po ashtu edhe për familjaret që bashkohën në kohë festash .
Postimi i plotë i ministrit Abrashi
Vetëm përmes Aeroportit të Prishtinës sot arritën mbi 9 mijë bashkë-atdhetar, dhe u realizuan mbi 35 fluturime komerciale.
Ardhja e bashkë-atdhetarëve për fundvit është lajm i mirë si për ekonominë ashtu edhe për familjet Kosovare që bashkohen në këto ditë festash.
Situata në Aeroport raportohet të jetë nën kontroll sa i përket zbatimit të masave anticovid brenda terminalit, megjithatë kam kërkuar nga Autoritetet që të rrisin përpjekjet që turrma e personave që presin udhëtarët jashtë terminalit të menaxhohet më mirë. Suksese 🇽🇰🇽🇰