Lajme

Agim Aliu kandidati për kryetar nga PDK në Ferizaj votoi !

Të dashur ferizajas, sot fjalën e keni ju!

Ne folëm për katër vite me gjuhën e punës, ndershmërisë e guximit për të bërë realitet ndryshimin e mezipritur të Ferizajt. Jam tejet i emocionuar tek ndjej energjinë tuaj, përkrahjen e besimin tuaj nga ku buron fuqia ime, e për të cilën nga zemra, u jam falënderues.

Bashkë me bashkëshorten time, ne votuam. Votuam për t’i hapur edhe një shteg të ri Ferizajt, një kapitull të ri për Ferizajn e gjeneratës tjetër, një vizioni që ndër breza lë gjurmën e së mirës, ku secili nga ferizajasit sheh dobinë.

Dilni edhe ju bashkëqytetarë, votoni, sot Ferizaj dhe gjithë Kosova, ka festë. Festën e demokracisë, besimit të qytetarëve për të zgjedhur e përcaktuar për katër vitet e ardhshme, fatin tonë të përbashkët.

Dalshim faqebardhë, ju faleminderit!

Related Articles

Back to top button