Lajme

E PAME EDHE NË PRISHTINË PËR LUFTËTARIN E BATALIONIT “ATLANTIKU”, YMER KUKAJ

 

Ymet Kukaj, 1942-2024, vdiq në Nju-Jork, më 20 mars dhe aty u varros më 24 mars. Familja e tij, që jeton në Nju-Jork, erdhi në Prishtinë dhe në krye me të vëllanë, Mustafën, e djalin, Arbenin, mbajti të pame më 6 prill, e shtunë, në hotel “Grand”. Pritës ishin edhe shokët e rinisë së tij të hershme, Meriman Braha e Binak Ulaj.

Ymer Kukaj ishte veteran i arsimit dhe luftëtar i Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës, në Batalionin “Atlantiku”.

Ishte veprimtar i çështjes kombëtare nga koha e shkollimit në Gjimnazin e Pejës dhe u bë edukator i njohur i shumë brezave bashkë me të shoqen Nermine.

Dallohej për burrëri e atdhetari. Ishte i afërt me njerëz dhe bëmirës, fisnik dhe i fjalës, i paluhatshëm në qëndrime dhe i guximshëm. Me jetën e veprën e vet, Ymer Kukaj e nderoi Plavën, Gucinë dhe mbarë Kosovën. La pasardhës të denjë Arbenin e Dritëroin dhe katër mbesa e nipa: Norën, Artën, Adrianin, Albanin. Lavdi e përjetëshme jetës dhe veprës së tij për Atdheun!

Related Articles

Back to top button