Ekonomi

Eksperti kosovar i veturave në Zvicër e hap “Rossboden-Garage Chur AG”

Eqrem Zymberi është emri i kosovarit të njohur në Zvicër që shpeshherë ka zënë vend në mediat helvetike me garazhat e veturave luksoze në Zvicër.

Shumë vite përvojë në garazhat “Rhätus” dhe “Garage Obere Au” e bëjnë Zymberajn si një person mjaft me autoritet në këtë industri.

Por, pejani me banim në Zvicër tani ka gati një hap të rëndësishëm në karrierë. Ai së fundi ka themeluar garazhën e tij moderne të quajtur “Rossboden Garage Chur AG“.


Garazha e kosovarit është është e pavarur nga marka, që do të thotë se riparimet dhe mirëmbajtja e veturave mund të kryhet në të gjitha markat.

Rossboden Garage” do të jetë e veçantë edhe për shumë shërbime të tjera.

Shiritat tërheqës me porosi, ruajtja sezonale e gomave dhe rrotave, shërbime të xhamave, punime hidraulike, lyerje, testim kondicionerësh, servisim dhe gjithçka tjetër do të bëhen në garazhën e Zymberit.

Qëllimi jonë është që me shërbimet tona klientela jonë të jetë e kënaqur dhe të fitojmë besimin e tyre. Sigurisht që jemi një ekip profesional dhe jam me fat që jemi të tillë” ka thënë Zymberi.

Related Articles

Back to top button