Ekonomi

Pandemia mbyll lokalet në Mitrovic

Bizneset e Mitrovicës: “Komuna në vend që të ndihmoj bizneset ne kohë pandemie, ajo vetëm po i fundos”
Komuna:Nuk mund të tolerohet uzurpimi i hapësirave publike në emër të pandemisë

Komuna e Mitrovicës ka vazhduar edhe sot aksionin për lirimin e hapësirave publike.

Ky veprim ka bërë që njëri nga pronarët e lokaleve në shesh, në shej proteste ta mbyll atë sot tërësisht.

Pronari i lokalit “Ma Belle” Naim Prekazi, një aksion të tillë e ka vleresuar por duke e quajtur një hap para e dy hapa mbrapa, meqe një gjë e tillë po realizohet gjatë kohës së pandemisë kur bizneset duhet të përkrahen e jo të fundosen edhe më shumë.

  • “Një hap para, dy hapa mbrapa. Komuna e Mitrovicës në vend që te ndihmoj bizneset në kohë të pandemisë, ata janë duke i fundosur deri në mbytjen e tërësishme” ka thënë Prekazi.

Ndërkohe drejtori i Inspekcionit, Fidan Ademi,në një prononcim per Ditorin ka thënë se nuk mund të tolerohet uzurpimi i hapësirave publike në emër të pandemisë, duke vënë në theks lehtësirat e komunës, lirimin nga pagesat për tavolinat jashta lokalit.

Gjithashtu Ademi potencoi se janë më se të përkushtuar në lirimin e të gjitha hapësirave publike, jo vetëm në sheshin e qytetit por edhe në vendet tjera ku pengohet lëvizja e qytetarëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.

Back to top button