Lajme
BAHTIRI: TREPÇA KA NEVOJË PËR PUNËTORË TË RINJ, PO I VJEN KOHA E NDRYSHIMIT

Postimi i Agim Bahtirit:
Trepça ka nevojë për gjak të ri, Trepça ka nevojë për punëtorë të rinj, Trepçës po i vjen koha e ndryshimit. Deri tash menaxhimi i këtij gjiganti, gjithmonë nga struktura e PDK-së, dha rezultate vetëm në shkatërrimin dhe degradimin e Trepçës.
Bashkë me zëvendësministrin e Ekonomisë, Mentor Arifaj, deputeten Arjeta Fejza, drejtorët Fidan Ademi, Naser Muja e Ekrem Sadiku, takuam grupin e qytetarëve, të cilëve u është mohuar punësimi, përkundër plotësimit të kritereve.
Ne do të jemi në krah me punëtorët, që e drejta të triumfojë dhe punëtorët që e meritojnë të jenë në punë. Vetëm kështu mund të shpresojmë për ditë të mira. Bashkë do të Qeverisim!