Lajme

NË KOMUNË TË BUJANOCIT JETOJNË 41.068 BANORË SIPAS REGJISTRIMIT TË FUNDIT TË POPULLËSISË

 

Enti Republikan i Statistikave të Republikës së Serbisë ka shpallur rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullësisë.

Sipas këtyre rezultateve, komuna e Bujanocit numëron 41.068 banorë rezident. Prej tyre, pjesën dërmuese e përbëjnë shqiptarët të cilët janë 25.465 ose 62%, pastaj serbët me 10.467 banorë apo 25,48% dhe romët me 3.532 banorë apo 8,60%. Në Bujanoc, gjithashtu jetojnë edhe pakica tjera që përbëjnë rreth 4% të popullësisë.

Sa i përket ndarjes gjinore, komuna e Bujanocit duket të ketë një barazi mes meshkujve dhe femrave, ku 20.684 janë meshkuj, ,kurse 20.384 femra.

Sa i përket rezultateve në baza nacionale, në Republikën e Serbisë jetojnë 61.687 shqiptarë ose 0,93% në nivel republikan, ku në Preshevë jetojnë 31.340 shqiptarë, në Bujanoc 25.465, në Medvegjë 905, kurse në brendësi të Serbisë janë të regjistruar 3.977 shqiptarë.

Në nivel të Rrethit të Pçinjës, ku bëjnë pjesë komunat me shumicë shqiptare Presheva dhe Bujanoci, shqiptarët përbëjnë 29,33%.

Numri i përgjithshëm i qytetarëve të regjistruar në Republikën e Serbisë është 6.647.003.

Related Articles

Back to top button