Kurti: Draft-statuti për Asociacionin, fundamentalisht i papranueshëm

Kurti tha se një draft statut i tillë për Asociacionin që është prezantuar e sot në takim nga Ekipi menaxhues, për të cilin dëgjoi por sidomos tha se lexoi, fundamentalisht është i papajtueshëm me Kushtetutën, kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, demokracinë, vlerat evropiane të drejtat e njeriut, të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane.
“E përkundër kësaj, ne do të jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje”, tha Kurti, duke shpjeguar se ka propozuar një draft-vizion, që si kryeministër i Republikës së Kosovës, përkitazi me nenin 7 të marrëveshjes bazike, e duke pasur në konsideratë edhe nenin 10.
“Gjithsej në 11 pika unë kam propozuar një draft-vizion se si do të duhej të ishin vlerat e principet, kornizat që rregullon çështjen e komuniteteve jo shumicë, pakicave kombëtare, përkatësisht komunitetit serb”, tha ai.
Kryeministri Kurti tha se beson se ajo do të trajtohet me seriozitet nga ndërmjetësit Borrell e Lajçak, sepse sipas tij, në atë mënyrë mund të ndërtohet diçka e mirë e drejtë, të vërtetë e të dobishme.
“Jo vetëm për serbët sepse serbët duhet të jetojnë në shtetin tonë, të jenë anëtarë me të drejta e obligime në shoqërinë tonë e bashkërisht të krijojmë kohezive së brendshmi e që nuk e lë askund prapa”.