Lajme

KRIMET E TMERRSHME NUK MUND TË HARROHEN AS FALEN.

7.MAJ.1999.GJAKOVA.HEROIKE.

Gjakova me datën 7 maj 1999 u zgjua nga zhurmat e tmerrshme të makinës serbe mbi 100 trima luftētarë që e morën në sy rrezikun dhe iu kundërvunë pushtuesit serb.

Lagjia e Çabratit në Gjakovë u kthye në arenë ku edhe pse ndeshja mes forcave ishte e pabarabartë, djem e vajzat e Gjakovës u ndeshën me policë dhe paramilitarë serbë dhe rusë duke mbrojtur me gjak, trojet dhe familjet e tyre.

Pas qëndresës së 7 Majit, hakmarrja serbe u derdh me mizori mbi popullsinë civile duke masakruar çdo mashkull të cilët i morën dhe i pushkatuan apo masakruan në sytë e lemeritur të familjeve të tyre.

Ndonëse sot shumë flasin për heroizma, akti më i madh dhe sublim i qëndresës u krye në Gjakovë në maj 1999. Edhe pse shumë shpirtra të pafajshëm u sakrifikuan në altarin e kombit me 7 maj u vra frika ndaj mizorisë serbe.

Sot përkujtojmë madhështinë e qëndresës që bijtë e bijat e Gjakovës bënë kundër armikut shekullor.

 

Related Articles

Back to top button