Lajme

Reagon sekretari i OVL të UÇK-së Faton Klinaku

Reagon Sekretari i OVL të UÇK-së Faton Klinaku

Postimi i tij i plotë:
Ju të mjerë që nuk dini gjë tjetër pos shpifjeve e fyerjeve nëpër portale!
Disa nga ju nuk keni qenë të lindur, disa nga ju keni qenë në moshë të re, e disa nga ju jeni të krijuar servil.
Sa për njoftim:
Unë jam sekretar i OVL UÇK-së që nga viti 2000, dhe përgjegjësia e vetme që kam dhënë dhe jap, është ajo para organit drejtues që më ka zgjedhur.
Shikoni pak nëpër internet dhe i gjeni protestat, kundërshtimet e përplasjet që i kemi pasur me pseudodrejtësinë ndërkombëtare, e cila edhe ka montuar procese gjyqësore.
Kemi pasur takime të ndryshme me vendorë e ndërkombëtarë, por bastisje të zyrave asnjëherë, sepse në radhë të parë nuk lejojmë përuljen, në radhë të dytë aty ka materiale të anëtarësisë sonë që e ruajmë si arkiv, e në radhë të tretë nëse bastisemi nga policia e Kosovës, a e dini ju që duhet të jemi ne prezent dhe nëse atyre ju duhet diçka, duhet të bëjnë kopje për shkak se arkivi është i yni dhe i askujt tjetër.

Related Articles

Back to top button