
𝐁𝐚𝐣𝐫𝐚𝐤𝐭𝐚𝐫𝐚𝐣, 𝐤𝐚𝐦𝐩𝐢𝐨𝐧 𝐄𝐯𝐫𝐨𝐩𝐞 𝐊𝐫𝐚𝐬𝐧𝐢𝐪𝐢 𝐧ë𝐧𝐤𝐚𝐦𝐩𝐢𝐨𝐧 Kushtrim Bajraktaraj është shpallur kampion i Evropës në kategorinë -85 kg të Kampionatit Evropian në bodybuilding dhe fitness, që u mbajt në Santa Sussana të Spanjës. Sukses të madh arriti edhe Betim Krasniqi, që u shpall nënkampion, në kategorinë -75 kg. Flamur Rexhaj, doli i katërti në -100 kg, ndërsa Granit Kuleta i gjashti në -95 kg. KOK përgëzon suksesin e garuesve tanë të bodybuildingut dhe Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnessit të Kosovës.