
Distria, e 5-ta e botës Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, u rendit e pesta e botës në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit. Në luftën ‘maratonike’ për të bronztën, që zgjati më shumë se 10 minuta, Krasniqi, ishte e pafat, pasi u mund nga dy herë medalistja olimpike, Odette Giuffrida, kategoria -52 kg, e cila në shënim të artë, përkundër pasivitetit, nuk ndëshkohej nga gjyqtarët. Me vendin e 5-të, Disi fiton 720 pikë olimpike Paris 2024. Sot garoi edhe Erza Muminoviq, e cila u ndalë në luftën e parë. Nesër garojnë Nora Gjakova (-57 kg), Flaka Loxha (-57 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg) të cilëve iu urojmë fat dhe suksese.