Policia e Kosovës vendos kamera të sigurisë tek Shkolla Teknike në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka vendosur sot kamerat e sigurisë tek Shkolla Teknike në pjesën veriore të Mitrovicës, pas stacionit të autobusëve, shkruan “Mitropol”.
Në kryqëzimin pranë kësaj shkolle u vendosën dy kamera, njëra statike dhe tjetra me inspektim rrethor pikërisht pranë saj, shkruan “Mitropol”.
Ky lokacion është i dyti nga tre lokacionet ku është paralajmëruar vendosja e kamerave në pjesën veriore të Mitrovicës.
Siç mësohet jozyrtarisht nga policia, nesër do të vendosen kamera edhe në qendër të qytetit, pra tek sheshi i qytetit.
Instalimi i kamerave në pjesën veriore të Mitrovicës ka filluar tre ditë më parë. Policia tha se shkak për këtë është ofrimi i sigurisë për qytetarët.
Kamerat do garantojnë privatësi dhe pranë secilës do të vendoset një tabelë ku njoftohet se janë kamera të Policisë së Kosovës.
Shenjat që tregojnë këtë do të vendosen në periudhën e ardhshme.
Në të njëjtën kohë, zv.komandanti i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani ka paralajmëruar vendosjen e dhjetëra kamerave edhe në komunat tjera.
Kamerat në Zveçan me shumë gjasa do të vendosen për një apo dy muaj, ndërsa për komunat e tjera nuk dihet ende kur, por po punohet për këtë, tha ai.