Reagon Fatmir Limaj pas vendimit të Gjykatës Kushtetuse

Nisma dhe krytari i saj Limaj kan reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuse që i jep të drejtë Nismës për votat e ardhura më postë .
Postimi i plotë
Reagim i kryetarit Limaj, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i jep të drejtë Nismës Socialdemokrate për votat e ardhura me postë pas afatit të përcaktuar nga KQZ.
“Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese ktheu ligjshmërinë, forcoi demokracinë tonë dhe përfundimisht ndaloi abuzimet në emër të Ligjit dhe po ashtu edhe atyre që abuzojnë në emër të të drejtës për votë.
NISMA ankohet vetëm atëherë kur eshë e bindur se ka pasur shkelje të Ligjit, prandaj të gjitha ankesat tona të përgatitura profesionalisht me të gjetura faktike janë pranuar duke na dhënë të drejtë në shkallë të ndryshme në Gjykata, deri te Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese.
Me gjithë përpjekjet për padrejtësi e vonesë në kohë të këtij Aktgjykimi, është ndjesi e mirë, lehtësim emocional e siguri juridike kur fiton e drejta për të cilën gjithë anëtarët e Nismës luftuan.
Urime anëtarë e votues të Nismës Socialdemokrate dhe gjithë atyre që duan drejtësinë”, FL