Lajme

Oficerë të FSK-së, diplomojnë në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm në SHBA

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar ne një postim ne rrjetin social facebook se katër Oficeret e FSK- së kanë diplomuar në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit  të Përgjithshëm  ( CGSC ) , në Shtetet e Bashkuara të Amerikës . Majoret Liridon Poroshtica , Fatbardha Osaj – Fazliu , Vjosa Maloku – Ramadani dhe Vedat Shaqiri ata diplomuan me sukses të lartë në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm , në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas studimeve intensive një vjeçar. Për here të para nga Kosova moren pjesë  dy oficere të cilat gjithashtu ishin edhe oficeret e para ndërkombetare pjesëmarrëse në këtë shkollim .

Postimi i plotë nga FSK – ja :

 

Oficerë të FSK-së, diplomojnë në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (CGSC), në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Majorët Liridon Poroshtica, Vjose Maloku- Ramadani, Fatbardha Osaj-Fazliu dhe Vedat Shaqiri, pas studimeve intensive një vjeçare, diplomuan me sukses të lartë në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (CGSC), në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është hera e parë që nga Kosova morën pjesë dy oficere të cilat gjithashtu ishin edhe oficeret e para ndërkombëtare pjesëmarrëse në këtë shkollim. Ky kurs ka për qëllim të përgatitë oficerë kompetent dhe fleksibil, të gatshëm për të udhëhequr kurdo që u kërkohet dhe është i dedikuar për oficerët e gradës Major, të cilët shërbejnë në detyra drejtuese dhe oficerë të shtabeve e komandave.

Related Articles

Back to top button