LajmeRajoni

Ahmedin Shkrijel përkujton ditën kur iu burgos babai i ndjerë nga soldateska e Millosheviqit!

Ahmedin Shkrijel  kryetar i degës së Partisë së Aksionit Demokratik për Novi Pazar, përkujton ditën kur pushteti serb i kasapit të Ballkanit Slobodan Millosheviq ia burgosi babain e tij veprimtarin e SDA, së liderit Sulajeman Uglani, përkatësisht të Partisë së Aksionit Demekratik, sëbashku me  veprimtarët: Fadil Uglanin, Asim Shaqiroviq, Adem Hasiq, Hajriz Fejzoviq, Safet Zilkiq, të ndjerin Ibrahim Fakoviq, të ndjerin Hodo Jakupoviq dhe të ndjerin Shefkija Rashlanin.

Në vazhdim japin teksin e përkthyer nga pronocimi i tij në profilin e tij në facebok:

 

“Pikërisht 30 vjet më parë sot (22 maj 1993), DB-ja serbe me mbështetjen e forcave të forta policore arrestoi babain tim të ndjerë, Jonuz Škrijelj – Nun. Të njëjtën ditë janë arrestuar Fadil Ugljanin, Asim Shaqiroviq, Adem Hasić, Hajriz Fejzoviq, Safet Zilkiq, i ndjeri Ibrahim Fakoviq, i ndjeri Hodo Jakupoviq dhe i ndjeri Šefkija Rašljanin. Më vonë, pra deri në shtator të vitit 1993, gjithsej 25 prej tyre u arrestuan në procesin e njohur politik të inskenuar në Novi Pazar. Brutaliteti, torturat fizike dhe psikologjike që iu janë aplikuar në Kraljevë gjatë hetimeve nuk u janë përsëritur asnjëherë të tjerëve, të paktën në këtë fushë.
Edhe pse pas 20 vitesh një proces gjyqësor maratonë ata më në fund u liruan, askush nuk u mbajt kurrë përgjegjës për atë që kaluan dhe sepse të pafajshmit u mbajtën në burg.
Sot, pas 30 vitesh, shohim se marrëdhënia e shtetit me boshnjakët është praktikisht e njëjtë.
Babai im i ndjerë më ka theksuar vazhdimisht se disa qendra të pushtetit “nuk do të na falin kurrë që të mbijetojmë në këto zona” dhe se “polici ishte gjithmonë shteti, qoftë me uniformë apo civil, qoftë në detyrë apo jo”.”

Related Articles

Back to top button