Lajme

Gjuajtje me armë zjarri , në fshatin Sibovc të Podujevës.

Në fshatin Sibovc të Podujevës rreth orës 11:30 ka pas gjuajtje me armë ka njoftuar Policia e Kosovë .
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes pas marrjes së informatës dhe ka ndermarr të gjitha veprimet e nëvojshme .
Në të dhënat fillestare , në këtë rast janë të lenduar katër përsona , dy nga të lenduarit janë nga arma e zjarrit  ka njftuar policia .
Postimi i plotë :
Sot rreth orës 11:30, kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri, në fshatin Sibovc të Podujevës Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar katër persona, prej tyre dy kanë pësuar lëndime nga arma e zjarrit. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore, deri tani në stacion polico, kanë shoqëruar tre persona të përfshirë në rast, si dhe është sekuestruar një armë zjarri.

Related Articles

Back to top button