LajmeSport

Prishtina po përgatitet për ndertimin e stadiumit të ri në Bernicë

Vazhdojnë përgatitjet për ndërtimin e stadiumit të ri në Bernicë

Kryetari i Komunës së Prishtinës Perparim Rama është takuar me Kryetarin e Federates së Ftubollit të Kosovës z. Agim Ademi për të diskutuar rreth projektit të ndërtimit të stadiumit të ri në kryeqytet. Ky stadium do të ketë rëndësi të veçantë në avancimin e kushteve të futbollit në Kryeqytet dhe në Kosovë në përgjithësi tha krytari Rama . Po ashtu me Kryetarin Agim Ademi u dakorduam për ndërtimin e stadiumit të ri në Bërnicë. Ky stadium do të jetë i kategorisë së katërt dhe do të plotësojë të gjitha standardet dhe kushtet e nevojshme për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare, si të ndeshjeve të ekipit kombëtar ashtu edhe të klubeve në garat evropiane u shpreh Perparim Rama. Gjithashtu, u pajtuan që Federata e Futbollit te Kosovës të ketë përgjegjësinë për menaxhimin e stadiumit të ri, sipas modaliteteve ekzistuese që vlejnë për stadiumin “Fadil Vokrri”. Ai tha unë do të vazhdoj punën pandërprerë për zhvillimin e sportit, veçanërisht futbollit, në kryeqytet, duke e qenë sporti më i popullarizuar në Kosovë. Ai falënderoj Kryetarin Agim Ademi për dhurimin e fanellës së kombëtares së Kosovës, të cilën do ta barti me krenari.

Related Articles

Back to top button