LajmeSport

Burim Berisha pret ne takim klubin e futbollit Fushë Kosova

KLUBI I FUTBOLLIT FUSHË-KOSOVA SJELLË KUPËN NË ZYRËN E KRYETARIT

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, z. Burim Berisha ka pritur sot në takim kampionët e Ligës së parë të Kosovës, Viva Fresh Grupi B, trajnerin dhe stafin teknik të KF FUSHË-KOSOVA, të cilët i uroi dhe theksoi se ai dhe qytetarët e komunës së Fushë-Kosovës ndjehen krenar me ta, lojën e bukur dhe kualifikimin në Superligën e Kosovës. Lojtarët, Trajneri dhe stafi përcjellës e falënderuan Kryetarin Berisha për përkrahjen dhe mbështetjen financiare që kanë pasur gjatë viteve në vazhdimësi. Kryetari Berisha u zotua se do të vazhdojnë investimet në infrastrukturën sportive , sepse Fushë-Kosova meriton dhe do ta ketë një infrastrukturë e cila i plotëson nevojat e klubit të futbollit Fushë-Kosova.

Related Articles

Back to top button