Lajme

Ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka kujtuar dy vjetorin e protestave të mëdha në Prishtinë , ai në një postim në facebook tha :

Dy vjet u bënë sot nga protesta më e madhe e Kosovës së pasluftës. Sheshet “Skënderbeu” e “Ibrahim Rugova” si dhe bulevardi “Nëna Tereze” në Prishtinë ishin mbushur përplot me qytetarë sa s’zinte më. I gjithë vendi po jehonte: “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”. Mbrohej republika dhe kundërshtoheshin planet e bisedimet me Serbinë për ndarjen e Kosovës, që herë quhej “shkëmbim territorial”, herë “razgraničenje”, e herë “korrigjim kufiri” me “kompromis të dhimbshëm”.

Ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova.

Related Articles

Back to top button