LajmeRajoni

Përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, vizituan Drejtorinë e policisë së Rajonit të Prishtinës

Përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, vizituan Drejtorinë e policisë së Rajonit të Prishtinës Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë, nga Drejtori rajonal, Nënkolonel Fehmi Xhata dhe stafi i tij, janë pritur për vizitë pune përfaqësues të Drejtorisë Vendore të policisë së Tiranës, të kryesuar nga Drejtuesi i parë, z. Tonin Vocaj si dhe përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë. Drejtori i Policisë për Rajonin e Prishtinës, prezantoi para të pranishmëve strukturën punën, sfidat dhe aktivitetet e Drejtorisë Rajonale të Prishtinës. Palët gjatë takimit shkëmbyen idetë e përvojat më të mira në fusha të ndryshme, të cilat do të shërbenin në parandalimin e kriminalitetit dhe dukurive antisociale. Drejtori Xhata dhe z. Voca, gjatë takimit diskutuan edhe për gjetjen e mjeteve dhe metodave si dhe ndërmarrjen e masave të cilat do të ishin në funksion të koordinimit dhe ngritjes së kualitetit të bashkëpunimit në nivelin rajonal apo edhe në nivelet e tjera.

Related Articles

Back to top button