Gati për testin e Matures!

MASHT ka thenë se Rreth 22 mijë maturantë do t’i nënshtrohen testit pranues, Në të gjitha shkollat e mesme të vendit kanë nisur tashmë përgatitjet finale për provimet e Maturës Shtetërore 2023. Përgjatë gjithë këtij muaji, maturantët do të zhvillojnë konsultime më mësuesit e lëndëve, në lidhje me temat në të cilat gjatë procesit përgatitor kanë hasur vështirësi.
Do të mbahen gjithsej 3 provime të detyruara, përkatësisht në lëndët Gjuhë shqipe dhe letërsi, Matematikë, dhe Gjuhë e huaj e parë, si dhe një lëndë që do të jepet si provim me zgjedhje nga lista zyrtare e 8 lëndëve të miratuara nga MAS.
Çdo test do të vlerësohet me 60 pikë maksimale, ndërkohë që për të qenë kalues, maturanti do të duhet të sigurojë detyrimisht 25 për qind të totalit të këtyre pikëve maksimale. Në të kundërt duhet t’i japë sërish provimet në sezonin e vjeshtës, duke humbur kështu të drejtën e konkurrimit përgjatë raundit të parë të pranimeve në universitete.