Lajme
Ministri Sveçla viziton pikat veriore kufitare

Bashkë me menaxhmentin e lartë të Policisë së Kosovës vizitova pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak si dhe stacionet e policisë kufitare në Jasenovik dhe Koshtovë.
Nga kjo vizitë pashë motivim të nivelit më të lartë tek zyrtarët policor të cilët në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë dhe me përkushtim po vazhdojnë angazhimet e tyre të përditshme që të ofrojnë rend, siguri dhe mbrojtje për të gjithë qytetarët e vendit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Angazhimi i pakursyer institucional dhe siguria vazhdojnë të mbeten prioritete tona duke garantuar kështu sundim të ligjit dhe paqe të qëndrueshme në vend.