𝐙ë𝐯𝐞𝐧𝐝𝐞𝐬𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐏𝐮𝐩𝐨𝐯𝐜𝐢 𝐦𝐨𝐫𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐧ë 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐏𝐥𝐚𝐭𝐟𝐨𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐩ë𝐫 𝐁𝐚𝐥𝐥𝐤𝐚𝐧𝐢𝐧 𝐏𝐞𝐫𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐨𝐫 𝐩𝐞𝐫 𝐤𝐞𝐫𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐢𝐧𝐨𝐯𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐧

Zëvendësministi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Dukagjin Pupovci ka marr pjesë në një takim virtual të Platformës Drejtuese për Ballkanin Perëndimor për kërkimin dhe inovacionin . Ku teme e takimit ishte pergatitjs për samitin e ministrave te vendeve Ballkanit Perendimor dhe vendeve antare qe do te mbahet me 27 maj 2021.
Postimi i plotë
𝐙𝐞𝐯𝐞𝐧𝐝𝐞𝐬𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐏𝐮𝐩𝐨𝐯𝐜𝐢 𝐦𝐨𝐫𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞 𝐧𝐞 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐏𝐥𝐚𝐭𝐟𝐨𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐩𝐞𝐫 𝐁𝐚𝐥𝐥𝐤𝐚𝐧𝐢𝐧 𝐏𝐞𝐫𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐨𝐫 𝐩𝐞𝐫 𝐤𝐞𝐫𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐢𝐧𝐨𝐯𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐧
Zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI),
Dukagjin Pupovci mori pjesë në takimin virtual të Platformës Drejtuese për Ballkanin Perëndimor për kërkimin dhe inovacionin.
Temë kryesore e këtij takimi, ishin përgatitjet për samitin e ministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE që do të mbahet më 27 maj 2021, e ku pritet të nënshkruhet Deklarata e Përbashkët për jetësimin e agjendës për inovacionin, kërkimin, arsimin, kulturën, rininë dhe sportin.
Në linjë me politikat e BE-së, prioritetet e Kosovës deri në fund të vitit 2021 janë: fitimi i statusit të asociuar në programin për financimin e kërkimeve dhe inovacionit të BE, Horizon Europe, hartimi i strategjisë për specializime të mençura dhe ndërtimi i Sistemit të Informacionit Aktual për Hulumtime (CRIS).
Platforma Drejtuese për Ballkanin Perëndimor për kërkimin dhe inovacionin është themeluar në vitin 2006 dhe shërben për koordinimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian për aktivitete në fushën e kërkimit dhe inovacionit.