Lajme
Arianit Koci jam i gatshëm të shkoj në Beograd në cilësinë e avokatit , punën time do ta bëj falas

Avokati i njohur Arianit Koci ka reaguar në një postim në facebook në lidhje me kidnapimin e tre zyrtarëve policor të cilë i kidnapuan dje në teritorin e Republikës së Kosovë në komunën e Leposaviqit.
Koci tha se nese policët nuk lirohen me presion politik , jam i gatshëm që menjëher javën e ardhshme me autorizim të qeveris të shkoj në Beograd tu kordinoj mbrojtjen ne cilësinë e avokatit , po ashtu ai tha se punën time do ta bëj falas .Sepse nuk mundemi ti lem në mëshiren e ndërkombëtarve policët tanë.
Postimi i plotë i Kocit
Në rast se policët e kidnapuar nuk lirohen me presion politik, jam i gatshëm që menjëherë javën e ardhshme – me autorizim të qeverisë së Kosovës – të shkoj në Beograd dhe në cilësinë e avokatit t’ua koordinoj mbrojtjen.
Nuk mund t’i lëmë policët tanë vetëm në mëshirën e bashkësisë ndërkombëtare.
Në anën tjetër, dikush duhet t’i vizitoj në qendrën e ndalimit/paraburgimit, kudo që janë.
Punën time do t’a bëj falas!