Lajme
Qytetarët nuk do të paguajnë 30 euro për të marrë pasaportën nga kompania VisaMetric

Gjykata Komerciale e Kosovës ka reaguar pas raportimit se qytetarët ende po vazhdojnë të paguajnë nga 30 euro në kompaninë “VisaMetric”, për të marrë pasaportat në shtëpi pasi aplikojnë për vizë gjermane, dhe se kjo kompani ende nuk ka filluar zbatimin e vendimit nën arsyetimin se nuk ka pranuar vendimin nga kjo gjykatë. Kurse sot kompania VisaMetric ka pranuar vendimin e Gjykatës Komerciale , ku i ndalohet kompanisë qe te marrin 30 euro për shërbime postare për qytetare qe aplikojnë për viza gjermane.