Sami Lushtaku : Motra ime Hana kaloi në përjetësi.

Ish Kryetari i Komunës së Skenderajt dhe Nënkryetari i PDK-së Sami Lushtaku kujton me dhembje humbjen e personit të dashur të familjës së tij. Motra e tij Hana ka ndërruar jetë!
Si gjithë familjet tjera shqiptare të kohës që kaluan nëpër veshtirësi edhe familja Lushtaku kishte sfidat e veta . Lushtaku kujton me mall motrën e tij me një postim ne faqen e tij.
Postimi i tij i plotë:
Motra ime Hana kaloi në përjetësi.
Ishte hënë që ndriqoi jetët tona sikurse hëna që ndriqon natën. Ishte shtyllë e familjes, motër hasreti e burim i pashterrshëm i dashurisë për familjen.
Jemi rritur nga duart e saj të cilat na ushqyen me kujdesin më të madh. Jeta e saj ishte me plotë sfida por kurrë nuk njohu dorëzim.
Do të kujtojmë gjithmonë më dashurinë më të madhe! SL