Lajme

Lëvizja VETËVENDOSJE! uron për festën e Krishtlindjes

Gëzuar Krishtlindjen!

Lëvizja VETËVENDOSJE! uron të gjithë besimtarët dhe shqiptarët e krishterë kudo që ndodhen për festën e Krishtlindjes!

Virtytet që lartëson festa e Krishtlindjeve dhe mesazhin që përçon, janë vlera që në thelb kanë njeriun dhe njerëzoren. Si një ngjarje që personifikon dashurinë ndërmjet njerëzve pa dallim, të mirën, sakrificën e solidaritetin, ajo po ashtu simbolizon edhe triumfin e përpjekjeve njerëzore të përbotshme për drejtësi, barazi e jetë të përbashkët në mirëqenie.

Jeta merr kuptim në bashkësi, e kjo është e vendosur vetëm mbi vlera të përbashkëta e për të gjithë, me ç’rast, kërshëndellat na kujtojnë rëndësinë dhe nevojën e angazhimit të vazhdueshëm për një botë më të mirë.

Historia e njerëzimit është e mbushur me ngjarje që frymëzojnë devotshmëri dhe idealizëm, që na udhëzojnë drejtë fisnikërisë, respektit, modestisë e kujdesit për të tjerët, e veçmas për ata që kanë nevojë më së shumti për dorën tonë. Kohërat në të cilat po kalon bota e vendi ynë në përballje me pandeminë, rikuptimësojnë edhe më shumë këto vlera.

Tradita jonë kombëtare është një dëshmi unike e shembull kudo, se si i bënë bashkë njerëzit me besime të ndryshme fetare, për një vend e shoqëri të drejtë, të barabartë dhe të jetueshëm për të gjithë.

Gëzuar Krishtlindjen!

Related Articles

Back to top button