Policia Rajonale e Ferizajt shpërndanë disa pako ushqimore për disa familje në nevojë në Ferizaj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot së bashku me përfaqësuseit e komunës së Ferizajt dhe përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj ka shpërndarë 30 pako ushqimore në vlerë prej 100 euro, 30 familjeve në nevojë, e që këto familje janë përzgjedhur nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj.
Këto pako janë siguruar nga mjetet e grumbulluara gjatë realizimit të projketit, minimaratonës ‘’Vrapojmë me Policinë Tonë” që është mbajtur me datën 12.06.2023 për nderë të ditës së Çlirimit të Ferizajt dhe vitit jubilar 150 Vjetori Themelimit të Ferizajt.
Ky aktivitet, kishte qëllimin human, sportiv dhe rekreativ .
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj i falenderon të gjithë ata që morën pjesë në minimaratonën dhe participuan duke e blerë nga një fanelë dhe që me këto mjete siguruan pakot ushqimore për disa familje në nëvojë.