LajmeShëndetësi

Arben Vitia , Naim Berdiqi dhe Narqize Arënliu – Hoxhaj kanë takuar drejtorët e spitaleve të përgjithshme

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë dhe kryesues i Bordit Drejtues të ShSKUK-së, Naim Bardiqi dhe zëvëndësuesja e drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Narqize Arënliu-Hoxhaj, kanë takuar drejtorët e spitaleve të përgjithshme. Ministri Vitia, duke i’u ofruar përkrahje të plotë drejtorëve të spitaleve të përgjithshme ka kërkuar nga ta, që ngritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore të jetë prioritet i punës, duke thënë se krahas saj, Ministria dhe ShSKUK do të trajtojë kërkesat që kanë spitalet e përgjithshme. Sipas tij, kërkesat, sfidat dhe çdo gjë tjetër do të trajtohet bashkë, në mënyrë që shërbimet shëndetësore të jenë sa më kualitative. Zëvëndësuesja e drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Narqize Arënliu-Hoxhaj, ths se krahas klinikave të QKUK-së, menaxhmenti i ShSKUK ka trajtuar dhe po trajton edhe kërkesat e spitaleve të përgjithshme. Drejtorët e spitaleve të përgjithshme paraqiten punën që po bëhet në spitalet e përgjithshme, kërkesat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë punës së përditshme.

Related Articles

Back to top button