LajmeSport

Burim Berisha ka pritur Florent Haziri nga Fushë-Kosova, sportist në Olimpiadën Speciale të Kosovës

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha ka pritur Florent Haziri nga Fushë-Kosova, sportist në Olimpiadën Speciale të Kosovës dhe në Klubin e Kalasë si dhe Trajnerët Besnik Jashanica dhe Vedat Termkolli. Florent Haziri ishte pjesëmarrës në garat speciale “Olympic World Game” të mbajtura në Berlin në hedhjen e gjyles, me çrast Florenti mori “Medaljen e Artë”. Trajnerët e Falenderuan Kryetarin për pritjen dhe mbeshtetjen e vazhdushme ndaj tyre nga ana e Komunës. Ndersa Kryetari Berisha duke i përgëzuar për suksesin e arritur tha se edhe në të ardhmen sportistët do të kenë mbështetje nga ana e Komunës.

Related Articles

Back to top button