LajmeRajoni

Ushtarit të KFOR-it i amputohët këmba nga lëndimet e kriminelve serb gjatë protestave në Zveçan

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka shprehur keqardhjne për ushtarin hungarez të KFOR- it , i cili është lenduar nga grupet  kriminale serbe gjatë protestave në Zveçan , për shkak të gjendjes së rënd shëndetësore është dashur që ti amputohet këmba nga ana e mjekëve të Institutit Kombëtar të Rehabilitimit Mjekësor në Hungari.

Postimi i Plotë :

Shpreh keqardhjen time me rastin e pranimit të informacionit se ushtarit hungarez të KFOR-it, të lënduar nga ana e grupeve kriminale serbe gjatë protestave në Zveçan, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është dashur që t’i amputohet këmba nga ana e mjekëve të Institutit Kombëtar të Rehabilitimit Mjekësor në Hungari. Uroj që 26 ushtarët tjerë hungarez të plagosur sa më parë të rikuperohen, e të vazhdojnë angazhimin e tyre në kuadër të misionit të KFOR-it. Grupet kriminale përgjegjëse për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it duhet të marrin dënimin meritor, ngase dhuna është e papranueshme dhe asnjë formë nuk mund të zmbraps ushtrimin e rendit e ligjit, mjeteve demokratike të pakontestueshme, të drejta e të domosdoshme për sigurinë e vendit dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Related Articles

Back to top button