U miratua Ligji për Edukimin në fëmijërinë e hershme

Sot në Kuvendin e Kosovës u miratua Ligji për Edukimin në fëmijërinë e hershme. Po rregullojmë ofrimin e edukimit cilësor në të gjitha format e organizimit të edukimit për më të vegjëlit tanë prej lindjes deri në moshën 6 vjeçare. Me ligjin e ri Edukimi Parafillor bëhet i obliguar. Ligji i ri ndër të tjera do të ofrojë:
Koordinim ndërsektorial
Edukim në familje
Ushqyeshmëri, krijim të menyve ushqimore
Sigurim e rregullim të materialit didaktik
Monitorim të punës edukative
Aftësim të dadove.
Qasje holistike
Me këtë ligj po vendosim standard të ri, mundësi për të gjithë fëmijët të edukohen e të bëhen qytetarë të zotë e kontribues për veten dhe për shoqërinë. Edukimi i hershëm i ndihmon vogëlushët në zhvillimin socio-emocional, kognitiv dhe motorik, si dhe ndikon pozitivisht në mirëqenie të tyre. Andaj, krahas Ligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, jemi në finalizim edhe të kurrikulës për edukim më fëmijërinë e hershme dhe do të vazhdojmë të punojmë shumë që të gjithë fëmijëve t’u ofrojmë një mjedis të sigurt dhe mbështetës. Falenderoj përzemërsisht të gjithë deputetët për kontributin dhe votën e tyre, anëtarët e grupit punues, partnerët tanë, secilën e secilin që kanë kontribuar në finalizimin e këtij ligji të rëndësishëm e kaq cilësor.