Zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi ka reagura pas lajmit qe po hetohet nga Task – Forca Anti- Korrupsion

Zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi ka reagura pas lajmit qe po hetohet nga Task – Forca Anti- Korrupsion.
Ai dhe pesë ministra janë duke u hetuar nga Task Forca Anti Korrupsion ai ne reagimin e tij ne facebook ka thënë se le të bëhen hetime sa të duan , pasi nuk kam bërë as një shkelje ligjore.
Postimi i plotë
Mbrëmë është publikuar një lajm që po hetohem për rastin e tiketave ngjitëse Le të hetojnë çfarë të duan jo vetëm për këtë rast por për çdo gjë që nga dita e parë kur kam filluar punën. Ka kaluar një vit e katër muaj prej kur kemi filluar me aplikimin e tiketave ngjitëse me zero kosto për qytetarët. Si rezultat i saj dhe masave tjera sot automjetet e paregjistruara në Kosovë kanë rënë nën pragun prej 5%. Ky ka qenë kriteri kryesor për kartonin e gjelbërt. Tashmë i kemi plotësuar të gjitha kriteret teknike dhe jemi në rrugë të mbarë që të bëhemi pjesë e kartonit të gjelbërt. Të tjerat janë të parëndësishme për mua sepse nuk kam bërë asnjë shkelje ligjore dhe rezultatet janë të matshme.