LajmeRajoni

Oficeri i FSK-së shpëtoi nënën dhe vajzën e saj nga mbytja në det

Oficeri i FSK-së shpëtoi nënën dhe vajzën e saj nga mbytja në det

Një grua nga Kosova, F.Berisha dhe vajza e saj, R.Berisha, kanë shpëtuar nga mbytja në det, falë vigjilencës, zgjuarsisë, intervenimit të shpejtë dhe vetëmohues të oficerit të FSK-së, nënkolonel Bexhet Shala. Ngjarja ka ndodhur në një nga plazhet e qytetit të Shëngjinit në Shqipëri, ku nënkolonel Shala ishte për pushime me familjen tij. Në momentin kritik, nënkolonel Shala ka vërejtur lëvizje jo normale të dy personave që ishin në ujë, me një distancë prej rreth 70 metrash, ku ka konstatuar se ato po luftonin me jetën. Intervenimin pamëdyshje për shpëtimin e dy personave, nënkolonel Shala e ka bërë falë shkathtësive dhe aftësive të tija personale dhe profesionale, përvojës së tij gjatë luftës në Kosovë si dhe leksioneve të shumta për vigjilencën në situata të ndryshme, si në luftë ashtu edhe në kohë paqe. Ushtarakët e FSK-së me besnikëri bartin betimin e tyre, në shërbim të popullit dhe atdheut, për mbrojtjen e tyre, duke mos kursyer as jetën , ka shkruar nder të tjera Ministri i Mbrojtjës së Republikës së Kosovës z. Armend Mehaj

Related Articles

Back to top button