Lajme
Arbërie Nagavci javen e ardhshme pritet të nis ndertimi i çerdhes në Fushë Kosovë

Edukimi i hershëm është një nga prioritetet e Qeverisë.
Në kuadër të përmbushjes së zotimit tonë, kemi nënshkruar kontratën për ndërtimin e çerdhes në Fushë Kosovë ndërtimi i së cilës pritet të nis javën e ardhshme.
Jemi në proces të nënshkrimit të kontratës edhe për ndërtimin e çerdhes në Batllavë të Podujevës dhe në Shtime.
Inkurajojmë komunat që të evidentojnë hapësirat për ndërtimin e çerdheve të reja.
Hap pas hapi do të vazhdojmë me planin tonë për ndërtimin e çerdheve e kopshteve të reja për të siguruar hapsira dinjitoze për secilin fëmijë