LajmeShëndetësi
Elvir Azizi, i ka ndarë një Mirënjohje , Prof.Dr. Shemsedin Sadiku

Pas më shumë se 40 vjet kontributi në Klinikën Interne, pastaj në atë të Hematologjisë, ku bashkë me kolegët i vuri themelet e saj, është pensionuar Prof.Dr. Shemsedin Sadiku.
Në shenjë falënderimi, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK , Elvir Azizi, i ka ndarë një Mirënjohje.
Mirënjohja i është ndarë për punën dhe kontributin e jashtëzakonshëm për shumë vjet, në krijimin dhe avancimin e shërbimeve në Klinikën e Hematologjisë.
Po ashtu, në përgatitjen e kuadrit të mjekëve të rinj dhe avancimin e tyre profesional.