LajmeShëndetësi

Bekim Haxhiu publikon skandalin e konkursit për infermier të SHSKUK !

Për më shumë se tri vite të qeverisë Kurti 1 dhe 2, e vetmja punë me të cilën Kurti mburret në shëndetësi është menaxhimi i tanishëm i Onkologjisë nga Dr.Ilir Kurtishi i PDK-së.

Gjatë kësaj periudhe, në Onkologji tre drejtora i ka ndrru LVV-ja dhe me të gjithë ka dështuar duke krijuar radhë të gjata e lista të pritjes në Onkologji, derisa u detyrua ta rikthej Dr. Ilir Kurtishin në menxhim të Onkologjisë.

Albin Kurti refuzoi të përgjigjej lidhur me emërimin e Radomiroviqit zëvendës ministër, edhe pse ai e ka pohuar se ka qenë pjesë e ushtrisë serbe gjatë luftës. Nuk u përgjigj as për bashkpunimin me Radojqiçin e as për vjedhjen e rezervave shtetërore me sekserin e tij Ridin, sepse tha – jemi në QKUK.

Por pasi ishte në SHSKUK Albin Kurti bashkë me Arben Vitin e Elvir Azizin do të duhej të pergjigjeshin për dyshimet në manipulim të konkursit për pranim të infermierëve, ku gjatë testimit janë shpërndarë pyetjet e testit përmes telefonit dhe se janë ngritur pikët e testit për disa kandidatë të preferuar të LVV duke cenuar barazinë në konkurim.

Të premtosh “Barazi dhe Drejtësi” dhe ta manipulosh procesin e konkursit, jo vetëm që është hipokrizi dhe mashtrim, por është vepër penale me të cilën duhet të mirren organet e drejtësisë.

Related Articles

Back to top button