Lajme

Në Runik të Skënderajt fillojn punimet në projektin e Qëndres së Kulturës !

Pas ndërprerjes se punimeve muaj më parë sot kanë rifilluar punimet në realizimin e projektit të Subqendrës dhe Qendrës së Kulturës në Runik.

Komuna e Skënderajt kanë nënshkruar memorandumin bashkëpunimit për realizimit e këtij projekti shumë të nevojshëm për këtë lokalitet

Kryetari Fadil Nura në faqen e tij në facebook ka shkruar :

✍️ Me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku, nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit për harmonizimin dhe realizimin e projektit të Subqendrës në Runik me Qendrën e Kulturës, si objekt me vlerë të ruajtur nga trashëgimia jonë, me synimet tona për të rikthyer aktivitetet kulturore në këtë lokalitet parahistorik.
Pjesë e pandarë e këtij bashkëpunimi është edhe Fondacioni HAJDE dhe artisti Petrit Halilaj me ekipin e tij, që do të kontribuojnë me mbështetje profesionale të përcaktimit të prioriteteve dhe identifikimin e nevojave të aktiviteteve të Shtëpisë së Kulturës.

Related Articles

Back to top button