Lajme
Gucati : “Mundësisht më kurseni, nuk jam për intervista”

Gucati arrin në shtëpinë e tij, kërkon nga mediat ta kursejnë nga intervistat,
Ish ushtari i UÇK-së Hysni Gucati ka arritur sot nga Haga në Kosovë. Gucati nga selia e EULEX-it ku qëndroi disa orë, ka arritur tashmë në shtëpinë e tij, ku mes emocionesh e lotësh u prit nga familjarët dhe banorët e fshatit.
Ishte një numër i madh i banorëve të fshatit të Gucatit, të cilët kishin dalur ta presin atë, pas lirimit nga Haga.
Por Gucati pas arritjes në shtëpinë e tij, kërkoi nga mediat që ta kursejnë atë nga intervistat