Lajme
Ministrja Haradinaj – Stublla takon deputetet e Parlamentit të Kosovës

Pata kënaqësinë të mirëpres në takim pune kryesuesen e Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme deputeten Time Kadrijaj, bashkë me dy anëtaret deputete Ariana Musliu – Shoshi dhe Fidan Jilta.
I njoftova hollësisht deputetet për punën e deritanishme në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke diskutuar për të gjitha aspektet e fushëveprimit diplomatik të Kosovës dhe planet për fuqizimin e agjendës sonë shtetërore.
U dakorduam për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin ndër-institucional, në funksion të avancimit të interesit shtetëror të Kosovës në përfaqësimin jashtë vendit.