
Luiz Ejlli viziton Prekazin, takon Hamëz Jasharin e ri Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, mbrëmë ishte në Prishtinë për promovimin e filmit të tij më të ri “Në Kuadër të Dashurisë”, ndërsa sot shkoi në Drenicë.
Ai vizitoi kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz dhe bëri homazhe pranë varreve të familjes së komandantit legjendar.