Hoxha Ardian Sejdiu reagon pas “organizmit” në Deqan !

Të dashur vëllezër e motra!
Këto ditë na u shfaqen edhe ca aktor të ri, por me regji dhe këngë të vjetër.
Ne, myslimanët shqiptarë nuk kemi fare frigë se dikush mund të na largon nga feja Islame, prandaj në heshtje dhe me ironi i tejkalojmë këto klithma që alarmojnë fundin e egzistencës së tyre.
Këta do të duhej të na tregonin a kanë qenë ndonjëherë pjesëtar të fesë Islame, a po thjeshtë janë infiltruar e tashtë e demaskuan vetën!
Ju mund ta vendosni kryqin në qafë, ta vendosni edhe simbolin judaist a po edhe atë hinduist e budist, por ju nuk mund ta shitni gënjeshtrën në emër të vlerave kombëtare, jo kurrsesi!
Mu kujtua ish- kryeministri Britanik, z. Tonny Bleir, që dikur nxjerrte vnerë kundër Islamit, e pas një kohe të shkurtër Islami i hyri në familje përmes kunatës së tij znj. Loren Booth, e cila mbulohet dhe ndër fjalët e saj thotë; e pranova Islamin e Islami ma shpëtoi jetën..
Ju duhet t’i sqaroni hesapet me fëmijt e familjet tuaja, pastaj të na tregoni sa “numra” njerëzish e pasojnë iden tuaj ?!
Edhe një tregim po e ndaj me ju; isha nxënës në vitin e tretë, menjëherë pas luftës, dhe një ditë udhëtoja dhe u ula në karrige të autobusit, me mua u ulë edhe një burrë përafersisht i moshës 40 vjeçare, ndër të tjera më tha; qenke djal i mirē, pse nuk shkon me naj shkollë tjetër po në shkollë fetare, edhe 5-6 vjet krejt kina me ndrru fenë!
I thash, çfarë feje dëshiron ti?
Tha fenë e kryqit, këtë tha e ka bota!
I thash; po, por kryqin e kanë serbët dhe rusët, dhe ti ke mundur mu pagëzu edhe ma herët ? Heshti!
Njerëz të tillë do shfaqen herë pas here dhe do ikin si fluska bore nën rrezet e diellit që paralajmërojn pranverën, ne do mbesim këtu, besnik ndaj këtij Islami dhe vlerave kombëtare dhe do t’i mbrojmë edhe ata pak vëllezer shqiptar që i takojnë feve tjera.
# AS🖋