LajmeShëndetësi

Vitia falënderon shtetin e Japonisë për grantin në dy spitalet e përgjithshme

Sot u nënshkruan dy projekte në kuader të grantit të ndihmës japoneze për projektet bazë të siguris njerzorepër vitin fiskal 2023 në prezenc të Ministrisë së Shëndetësis në SHSKUK.

Sot, në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të dy projekteve në kuadër të grantit të ndihmës japoneze për projektet bazë të sigurisë njerëzore (GGP) për vitin fiskal 2023, në prezencën e Ministrit të Shendetësisë, Dr. Arben Vitia, z. Keisuke YAMANAKA, të ngarkuar me Punë të Përkohshme të Ambasadës së Japonisë në Kosovë drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Elvir Azizi.

 

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, ka falënderuar shtetin e Japonisë për grantin, duk e vlerësuar si shumë të nevojshëm për dy spitalet e përgjithshme, atë të Prizrenit dhe të Gjilanit.

 

Ai ka vlerësuar ndihmat e vazhdueshme që po jep shteti i Japonisë për Kosovën, duke shprehur se paisjet që do të sigurohen do të shërbejnë për trajtim më të mirë për pacientët e këtyre dy rajoneve që mbulojnë numër të madh të banorëve.

 

Falënderues për grantin e shtetit japonez, u shpreh edhe drejtori Elvir Azizi, i cili pasi ka falënderuar të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë lidhur me grantin, duke vlerësuar se përdorimi paisjeve do të siguroj shëndet më të mirë për qytetarët.

 

Kontratat e grantit u nënshkruan nga z. Keisuke YAMANAKA, i ngarkuar me Punë të Përkohshme të Ambasadës së Japonisë në Kosovë dhe përfaqësuesit e dy spitaleve të përgjithshme, Dr. Arsim Emini, Drejtor Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit dhe Dr. Narqize Arëlniu- Hoxhaj, Drejtoreshë Ekzekutive e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit.

 

Në fjalën e tij, z. YAMANAKA, theksoi se shëndetësia është element themelor i shoqërisë dhe Japonia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në përpjekjet e saj për të përmirësuar shërbimin shëndetësor për qytetarët e saj. Ai gjithashtu përmendi shpresën e tij që bashkëpunimi ynë në terren për të avancuar jetën e përditshme të njerëzve do të forconte marrëdhëniet e përzemërta midis Japonisë dhe Kosovës.

 

Vlera totale e projektit është gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind e dhjetë euro (66,710 euro)

 

Projekti për Sigurimin e Pajisjeve të Fizioterapisë për Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, synon përmirësimin e shërbimeve mjekësore të ofruara nga Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit përmes ofrimit të kompletit të pajisjeve të fizioterapisë siç janë pajisjet e terapisë me ultratinguj. Përfituesit e pritshëm janë rreth 3000 pacientë në vit. Vlera totale e projektit është dyzet e pesë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e katër euro (45,264 euro).

Related Articles

Back to top button