LajmeShëndetësi

Mjeku nga Kroacia ka asistuar në 3 intervenime shumë komplekse të cilat janë realizuar me sukses

Prof . Dr. Damir Kirner nga Kroacia Shef i Kardiologjisë invazive në Qendren klinike Universitare të Osjekut ka qendruar në cilsin e mjekut musafir në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive në Qendrën Klinikr Universitare të Kosovës. Ai ka asistuar në tri intervenime shumë të komplikuara të cilat janë realizuar me sukses

Në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka qëndruar Shefi i Kardiologjisë invazive në Qendren Klinike Universitare të Osjekut – Kroaci, Prof. Dr. Damir Kirner, në cilësinë e mjekut mysafir.

 

Ai ka asistuar gjatë 3 intervenimeve shumë komplekse të cilat janë realizuar me sukses.

 

Poashtu, Prof. Kirner gjatë qëndrimit të tij ka dhënë këshilla, sqarime dhe rekomandime për shumë raste komplekse të cilat parashikojnë t’i realizojnë edhe mjekët e QKUK-së, në të ardhmën e afërt.

 

Në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive, sipas raportit 9- mujor të punës të këtij viti, të Klinikës së Kardiologjisë, janë kryer 2771 koronarografi dhe 2659 stentime.

Related Articles

Back to top button