Lajme

Pacolli i drejtohet Kryeparlamentares Osmani

Këtë herë po i drejtohem Kryetares së Kuvendit, Znj. Vjosa Osmani, Kryetare, sa herë që jeni deklaruar (shpesh ka ndodhur) në një veprim të Kryeministrit Hoti (i cili në të vërtetë konsiderohej si një hap drejt një marrëveshje me Serbinë), ju keni thënë: “Marrëveshja duhet të kalojë në kuvend”.

Kjo duket sikur se ju nuk e doni këtë marrëveshje. Deklaratat e juaja duken si kërcënim se ajo marrëveshje nuk do të kalojë në kuvend. Po tingëllon kështu, Kryetare. Po tingëllon kështu… por edhe si duket, Ju po betoheni që kjo marrëveshje nuk do të kalojë në Kuvend. Kryetare, mendoni pozitivisht!! Leni anash inatet politike!

Kosova nuk mundet më kështu! Kosovës i nevojitet marrëveshja!! Pozicioni juaj (në përgjithësi) është i ndryshëm nga ai i popullatës së Kosovës e cila sot vuan nga varfëria, papunësia, privimi i lëvizjes së lirë, getoizimi i vendit, etj që varen ekskluzivisht nga paqësimi në rajon!!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.

Back to top button