Lajme

MURATI: SOVRANITETI I KOSOVËS KALON PËRMES LUGINËS SË PRESHEVËS

Kryetari i Lëvizjes Për Bashkim Valon Murati, edhe një herë ka ripërsëritur se Lugina e Preshevës do të duhej t’i bashkohej Kosovës derisa komunat serbe në veri Serbisë.

Deklaratat e Muratit sot erdhën pas raportimeve se në veri të vendit ka nis vaksinimi i qytetarëve kundër Covid-19. Ai ka then qe  duhet te mos humb kohë dhe Kosova me Serbin te shkrmbejm teritoret Luginen e Presheves me Komunat serbe ne Veri .

Shkrimi i plotë i Muratit në Facebook:

Qeveritë do të ndërrohen e të rejat do të vijnë, por nëse nuk ndryshohet logjika politike në raport me problemet që Kosova ka me Serbinë, situata në veriun e Kosovës do të mbetet e njëjtë në variantin më të mirë, por më shumë gjasa do të përkeqësohet. Fushata e vaksinimit të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në veri nga ana e Serbisë e shpërfaq një gjendje faktike politike atje. Si dje, si sot, si nesër, sovraniteti dhe funksionaliteti i shtetit të Kosovës kalon përmes Kosovës Lindore. Sa më herët që kuptohet aq më i mirë do të jetë rezultati për Kosovën. Sa më shumë që vonohemi, humbjet do të jenë të paevitueshme.

Related Articles

Back to top button